Opinioni i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që i është dhënë drejtorit të Pronës në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, në lidhje me postin e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Banesore(NPB), është interpretuar në dy versione nga përfaqësues të PSD-së dhe VV-së.
VV-ja pretendon se kryeshefi i deritashëm i NPB-së, Nexhat Kryeziu, që është edhe anëtar i kësaj partie ka të drejtë të vazhdojë të mbajë postin deri në zgjedhjen e një kryeshefi të ri në mënyrë të ligjshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
PSD-ja pretendon se ushtruesi i detyrës i zgjedhur përmes një vendimi të Komisionit të aksionarëve, Hajdar Hoxha (i afërt me këtë parti) duhet ta marrë menaxhimin e Ndërmarrjes, deri në shpalljen e konkursit për drejtor të ri.
Dren Kukaj, i cili përpos si drejtor i Pronës në Komunë, është edhe aksionar në NPB i emëruar nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, në një adresim publik ka thënë se “Ministria e Zhvillimit Ekonomik me një opinion ligjor i dha të drejtë Komunës së Prishtinës në raport me paqartësitë lidhur me NPB-në” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
VV-ja me PSD-në me qëndrime të kundërta për opinionin ligjor të MZHE-së
-
Kaosit në NPB s’ka kush i jep fund, VV me PSD-në shkëmbejnë akuza e MZHE e pafuqishme
-
Vetëvendosje e PSD vazhdojnë përplasjen për NPB-në, qëndrime të kundërta rreth vendimit të MZHE-së
-
NPB-ja i reagon MZHE-së që e konsideroi të ligjshëm emërimin e Hajdar Hoxhës
-
MZHE-ja i jep të drejtë Komunës së Prishtinës në lidhje me Ndërmarrjen Banesore