Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje e PSD vazhdojnë përplasjen për NPB-në, qëndrime të kundërta rreth vendimit të MZHE-së

Kryeshefi i deritashëm i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu, po vazhdon ta mbajë këtë post, ndonëse i ka kaluar mandati.

Kryeziu ka thënë nëpërmjet telefonit se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë pozitë derisa bordi i ndërmarrjes apo ndonjë autoritet tjetër të vendosë ndryshe.

Ai ka fajësuar Komunën e Prishtinës për shkak të vonesave në përzgjedhjen e bordit të ri.

Njëri nga aksionarët e kësaj ndërmarrjeje që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Egzon Azemi, ka paralajmëruar padi ndaj kryetarit Shpend Ahmeti dhe zyrtarëve të tjerë komunalë.

Mediat online kanë raportuar se Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërhyjë në zhvillimet në NPB, pasi Dren Kukajt, aksionar i ndërmarrjes i emëruar nga kryetari Ahmeti, iu pamundësua muaj më parë hyrja në objektet e ndërmarrjes.

Edhe Vetëvendosje e PSD-ja vazhdojnë betejën për kontrollimin e Ndërmarrjes Publike Banesore Video Vetëvendosje e PSD-ja vazhdojnë betejën për kontrollimin e Ndërmarrjes Publike Banesore

Por, një gjë të tillë gjatë ditës nuk e ka konfirmuar Komuna, e as Policia e Kosovës.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se aktualisht nuk duan të deklarohen për këtë çështje.