Lëvizja Vetëvendosje e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq. Ndërkaq për presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ishte edhe atë kohë pjesë e pushtetit e edhe tash, VV-ja ka thënë se duhet të ketë ndëshkim edhe për të kaluarën edhe për të tashmen.
“Putin • Millosheviç. Veprimet dhe deklaratat të ngjashme. Të dy autokratë e kriminelë që vazhdimin e politikës e shohin me mjete ushtarake kur dështojnë e janë të pafuqishëm në tryezë. Të dy mohues të lirive dhe të drejtave të njeriut. Të dy mohues të kombeve që duan paqe e bashkëjetesë njerëzore me fqinjët. Të dy punuan me presidentin aktual të Serbisë Vuçiq. Të dy kryen gjenocid. Të dy mohuan krimet. Njëri vdiq pa ju shqiptuar dënimi, tjetrit po ja shqipton dënimin e gjithë bota e lirë dhe demokratike. Autokrati Vuçiq që si ministër i shërbeu Millosheviçit, e si president po i shërben Putinit duhet të ndëshkohet edhe për të kaluarën edhe për të tashmen e shërbimit të tij”, ka thënë Vetëvendosja në një shkrim në Facebook.
Për pushtimin e Rusisë në Ukrainë, Putinin e ka krahasuar me Millosheviqin edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.
-
Johnsoni përsërit se sheh ngjashmëri të madhe mes Putinit dhe Millosheviqit
-
Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiqin me një politikan të dobët
-
Van Schaack e bën një krahasim të Putinit me Millosheviqin e Pinochetin
-
Zulfaj: Vuçiqi më 1999 u sanksionua nga BE-ja për përkrahje të Millosheviqit
-
Moisiu për zhvillimet në veri: Vuçiqi po vepron si Putini