Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moisiu për zhvillimet në veri: Vuçiqi po vepron si Putini

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku ka adresuar disa këshilla për klasën politike.

Ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po vepron njëjtë si presidenti rus, Vladimir Putin.

Moisiu ka thënë se duhet bërë përpjeke për t’i zgjidhur problemet me fqinjët.

Derisa ka folur për iniciativën “Ballkani i Hapur”, ka thënë se ‘përpjekja për t’u marrë vesh me fqinjët është e mirë, por ka shtuar se duhet të ketë sinqeritet.

“Vuçiç me barrikadat në Veri po vepron si Putini. Siç vepron ai po bën dhe ky. Megjithatë, përpjekjet duhen bërë, sepse o do ndeshesh, o do gjesh gjuhën e të bësh kompromise. Rrugë tjetër nuk ka për të zgjidhur problemet me fqinjët. Ndaj, çdo përpjekje unë e quaj me vlerë. Dikush bie dakord e dikush jo, por çdo gjë do kohën e vet. Ballkani Hapur u kritikua fillimisht nga BE dhe SHBA, ndërsa tani jo. Përpjekja për t’u marrë vesh me fqinjët është e mirë, por gjithmonë duhet të ketë sinqeritet”, tha Moisiu. /EuronewsAlbania