Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar autoritete kosovare se po duan të dëbojnë serbët nga Kosova.
Të martën pas takimit me Patriarkun Porfirije, ai ka pyetur se “kënd e shqetësojnë barrikadat në veri të Kosovës, kur askush nuk kalon nëpër ato rrugë, përveç serbëve, të cilët i përkrahin barrikadat si formë proteste dhe luftojnë për të drejtat dhe jetën e tyre”.
“Pse dikush në mënyrë histerike insiston në heqjen e barrikadave, sepse është e nevojshme që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës, sepse vetëm kështu e shohin zgjidhjen e problemit, si shqiptarët në Prishtinë ashtu edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, është shprehur ai.
Vuçiq ka thënë se janë duke folur “me të gjithë” dhe janë duke “bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
Ai nuk ka folur për arsyet e ngritjes së gatishmërisë luftarake në nivelin më të lartë, vendim të cilin e mori dje. /REL
-
Vuçiq: Serbët nuk do t'i lëshojnë ndërtesat në veri të Kosovës
-
Vuçiqi pas marrëveshjes për reduktim të Policisë në veri: Po kërkohen arsye për ta fajësuar Serbinë
-
Vuçiq: Pres nga Perëndimi propozimin për uljen e tensioneve me Kosovën
-
Vuçiq: Kemi garanci se kërkesat tona për heqjen e barrikadave do të plotësohen
-
Petkoviq: Vuçiq u kërkoi serbëve që të tërhiqen nga barrikadat