Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi pas marrëveshjes për reduktim të Policisë në veri: Po kërkohen arsye për ta fajësuar Serbinë

Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, derisa është deklaruar se dakordimi midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian më 10 korrik në Bratislavë rreth hapave për shtensionim të situatës në veri, ka thënë se po kërkohen arsye për ta fajësuar Serbinë.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Vuçiqi është deklaruar rreth kërkesave që faktori ndërkombëtar ka për të dyja palët e dialogut sa i përket deeskalimit në veri.

“Tani fshihet një tjetër mashtrim nga Perëndimi. Kjo nënkupton ‘kthehuni dhe flisni normalisht’ edhe pse kanë arrestuar rreth 40 serbë. Shtensionimi është kur tërheqin 25 për qind të diçkaje? Ata kërkojnë një arsye të mjaftueshme për ta fajësuar Serbinë”, ka thënë ai, raportoi RTS.

Të martën në mbrëmje sikurse BE-ja edhe Qeveria e Kosovës e kanë pranuar ta reduktojnë praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok për rreth 25 për qind.

Në marrëveshjen e arritur midis tyre, Kosova e BE-ja janë pajtuar që Prishtina zyrtare do ta mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore në mënyrë që të ndihmojë në shtensionimin e situatës.