Përfundimi pa rezultat i takimit të tretë më radhë ndërmjet VV-së e LDK-së është pasuar me heshtje nga të dy kampet.
Zyrtari për media i VV-së, Arlind Manxhuka i ka thënë portalit Koha.net se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë komunikatë në lidhje me takimin e sotëm.
Kurse zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa nuk është përgjigjur në interesimin e portalit.
Por, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, anëtari i Kryesisë së VV-së, Arbër Zaimi ka thënë se bisedimet ndërmjet VV-së e LDK-së janë duke vazhduar.
“Ka opsione të reja në tavolinë, ka edhe lëvizje, por ende nuk ka marrëveshje. Do të marrë kohën e vet marrëveshja, sepse ne nuk dëshirojmë marrëveshje të padrejtë”, ka shkruar Zaimi.
-
LDK-ja thotë se do t’i vazhdojë bisedimet me VV-në, por nuk u nënshtrohet presioneve
-
S’ka marrëveshje VV - LDK
-
“Hap i mbarë” – VV-ja e LDK-ja dakordohen për të vazhduar takimet
-
VV-ja dhe LDK-ja të heshtura për marrëveshjen e koalicionit
-
Në orën 17:00, takohen Vetëvendosje dhe LDK, prezenca e përfaqësuesve të Quintit dhe të BE-së e pakonfirmuar