Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal të martën në Prokurorinë Themelore për Drejtorinë e Inspekcionit të Prishtinës, për siç pretendojnë ata, mosndërhyrjen në objektin pa leje të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.
Sipas VV-së, Drejtoria e Urbanizmit ia kishte refuzuar lejen LDK-së, siç edhe e kishin prezantuar përmes një konference të jashtëzakonshme më 6 prill, por pavarësisht kësaj, ata kanë ndërhyrë në objekt – që është edhe selia kryesore e partisë.
“Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë kallëzim penal. Presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit. Dhe, ftojmë LDK-në që të tërhiqet nga kjo traditë e saj, sepse po e ngulfat kryeqytetin”, thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë deponon Kallëzim Penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit Sot, Këshilltarët e...
Posted by Lëvizja Vetëvendosje - Qendra e Prishtinës on Tuesday, April 19, 2022
-
VV-ja paralajmëron kallëzim penal për Komunën e Prishtinës lidhur me objektin e LDK-së
-
VV-ja dorëzon në hetuesi pretendime të tjera për legalizime të paligjshme në Prishtinë
-
VV-ja thotë se iu refuzua qasja në dosjet e legalizimit të katër objekteve, Komuna e mohon
-
Pas një sinjalizimi, LVV-ja e çon në Prokurori Ramën, me dyshimin për legalizime të kundërligjshme
-
Rama: Makineria propaganduese e VV-së në aksion ndaj meje, në ditën e Kuvendit të LDK-së