Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja do shkarkimin e Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit, Veseli ironizon

Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që ta votojë shkarkimin e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ajo po e mban këtë post në mënyrë antikushtetuese, raporton KTV.

Sipas saj, VV-ja nuk do ta përkrahë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u mundësuar votimi për shkarkimin e deputetes Dërguti.

Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndonëse e ka quajtur të drejtë kërkesën e Grupit Parlamentar, ka thënë se kjo pikë do të votohet kur ti vije radha.

Veseli madje ka ironizuar me këtë kërkesë.

Për shkak të mospjesëmarrjes së VV-së në votim, nuk kaloi Projektligji për ratifikimin e traktatit ndërkombëtar mes Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, pasi mori vetëm 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Edhe VV kërkon shkarkimin e Aida Dërgutit dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit Arbëri VV kërkon shkarkimin e Aida Dërgutit dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit

Por deputetët, me 46 vota për dhe 18 kundër, kanë votuar për emërimin e gjashtë anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Po ashtu, miratuan edhe propozim-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave. Po kaq vota morën edhe rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë.