Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kërkon nga deputetja Aida Dërguti që të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë.
Nëse ajo nuk jep dorëheqje, Haxhiu tha se do t’i kërkojnë Kuvendit që ta shkarkojë atë sepse ajo pozitë i takon dikujt nga Vetëvendosje e që Dërguti që nga sot nuk është pjesë e saj, raporton KP.
Haxhiu tha se Dërguti po të kishte moral politik ajo do të jepte vet dorëheqje e nëse ajo se bën këtë do të kërkojnë shkarkim.
Gjatë ditës së sotme Grupi i Pavarur i Deputetëve ka dërguar kërkesë në administratën e Kuvendit për formimin e Grupit Parlamentar prej 12 deputetësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Aida Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendit
-
VV-ja do shkarkimin e Dërgutit nga posti i nënkryetares së Kuvendit, Veseli ironizon
-
VV kërkon shkarkimin e Aida Dërgutit dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit
-
Krasniqi tregon se çka mund të ndodhë me nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosje
-
Haxhiu kthehet në Kryesi, fton edhe të dorëhequrit të veprojnë njëjtë