Lëvizja Vetëvendosjes i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës që të votojë shkarkimin e e Aida Dërgutit nga posti i nënkryetares. Deputetja, Albulena Haxhiu, ka thënë se ajo po e mbanë këtë post në mënyrë antikushtetuese, raporton KTV-ja. Ajo theksoi se ky post i takon VV-së pas dorëheqjes së disa deputetëve nga Grupi Parlamentar i VV-së, për pasojë formimin e grupit të deputetëve të pavarur, meqë ata kanë grupin e tretë më të madh parlamentar.
Sipas saj, VV-ja nuk do ta përkrahë asnjë marrëveshje ndërkombëtare pa u mundësuar votimi për shkarkimin e deputetes Dërguti nga posti i nënkryetares. Haxhiu theksoi se dikujt brenda Kryesisë së Kuvendit, madje ndoshta edhe vetë kryetarit, po i konvenon që mos ta ketë një anëtarë të VV-së në Kryesi. Por, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ndonëse e ka quajtur të drejt kërkesën e Grupit Parlamentar, por ka shtuar se ajo nuk është në rend dite. Veseli ka kërkuar mos të bëjë shaka me gjëra të tilla duke theksuar se Aida nuk paska qenë kurrë e VV-së si nënkryetare. Duke ironizuar, Veseli tha se këtë e mori vesh tani, ani pse LDK-ja gjithmonë thoshte që unë e kam krijuar Vetëvendosjen.
Për shkak të mospjesëmarrjes së VV-së në votim, nuk kaloi Projektligji për ratifikimin e traktatit ndërkombëtar mes Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, pasi mori vetëm 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
VV sapo deklaroi që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare të Kosovës, pa u hedhur në votim shkarkimi i Aida Dergutit nga nënkryetarja e Kuvendit.
Kush po lufton për pozita këtu?! Kush qenka në gjendje me e dëmtu interesin shtetëror për shkak të një pozite? – shtroi pyetjet si akuzë deputeti Frashër Krasniqi ndaj ish-partisë së vet për kushtëzimin e votimit.
-
Haxhiu ka në shqyrtim materiale të reja për anëtarin e 11-të të KQZ-së
-
Aida Dërguti aderon në PDK
-
Nagavci: VV-ja i tërheqë kandidaturat nëse PDK e LDK propozojnë tre emra për president jashtë skenës politike
-
Nagavci: Mbesim edhe sonte në pritje të propozimeve konkrete nga PDK-ja e LDK-ja për presidentin
-
Vetëvendosja ende në pritje të konsensusit për presidentin