Ulësja që mban Aida Dërguti në Kuvendin e Kosovës ka përplasur ish-bashkëpartiakët, tash të ndarë në Vetëvendosje e PSD.
Lëvizja nuk po heq dorë së kërkuari shkarkimin e Dërgutit nga posti i nënkryetares së kuvendit, post që e kishte fituar sa ishte në Vetëvendosje, derisa PSD-ja këtë e quan si anatemim që po ia bën lëvizja njeriut që kontribuoi për 12 vjet në parti, raporton KTV.
Dardan Molliqaj ka thënë se po t’i hapë letrat, nuk do t’i pëlqejë aspak Vetëvendosjes, e Glauk Konjufca e ka krahasuar Molliqajn me Hashim Thaçin.
Një tjetër përplasje gjatë ditës ndodhi mes Konjufcës me Memli Krasniqin e PDK-së për rezolutën e për raportin e progresit. Krasniqi tha se VV-ja ka manipuluar.
Megjithatë, në fund nuk është votuar propozim-rezoluta, meqë në votim nuk morën pjesë më shumë se 61 deputetë.
-
Aida Dërguti mbetet nënkryetare e Kuvendit
-
Para 5 vitesh VV-ja e kishte fituar betejën me AAK-në për nënkryetar të Kuvendit
-
Ish-shokët e idealit përplasen për Aida Dërgutin
-
VV kërkon shkarkimin e Aida Dërgutit dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit
-
Krasniqi tregon se çka mund të ndodhë me nënkryetaren e Kuvendit nga Vetëvendosje