Vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit nuk arriti të ndodhë meqë koalicioni PAN nuk iu përgjigj ftesës.
Aty morën pjesë deputetët e Vetëvendosjes e LAA-së, derisa rregullat e koalicionit PAN i theu vetëm Milaim Zeka i Nismës.
Ndryshe nga seanca e djeshme ndër të parat erdhi deputetja më e përfolur e LDK-së Teuta Rugova që sot dukej më e relaksuar.
Vetëm 53 deputetë fillimisht ishin në sallë e kështu kryesuesi vendosi të bëj pauzë 15 minuta në pritje të PAN-it.
Më vonë në sallë arritën të bëhen 61 veta, porse seanca nuk mund të vazhdonte meqë ata që do të duhej të propozonin emrin për kryetar kishin bojkotuar mbledhjen.
Deputeti i LDK-së Arben Gashi propozoi që të mblidhen në takim shefat e grupeve parlamentare dhe të caktojnë një seancë të menjëhershme.
Edhe
Krejt çfarë ndodhi sot gjatë seancës së gjashtë konstitutive të Kuvendit
Kështu kryesuesi vendosi të mbyllë seancën dhe kërkoi nga shefat e grupeve parlamentare të konsultohen për seancën e radhës.
Ky është dështimi i tretë brenda dy ditësh për zgjedhjen e kryetari të Kuvendit.