Ka dështuar për të gjashtën herë seanca ku do të duhej të zgjidhej kryetari i Kuvendit, raporton KTV.
Megjithëse aty ishte Kadri Veseli, emri i tij nuk doli për votim në mungesë votash. PAN-i ka kërkuar më shumë se dhjetë ditë kohë për të vazhduar konsultat.
Edhe vetë zëvendëskryetari i PDK-së, që doli për të kërkuar më shumë kohë për PAN-in, nuk përmbahej së qeshuri sikurse qeshën me kërkesën e tij, të gjithë deputetët e Kuvendit.
E derisa PAN-i nuk dha emrin për kryetar, Albin Kurti përsëriti idenë e tij që shumica tjetër ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit.
Aty shtriu dorën e bashkëpunimit për LAA-në, por kritika të ashpra drejtoi në adresë të Isa Mustafës.