Një marrëveshje e dalë nga një tryezë e të gjithë spektrit politik, pa përjashtuar as PDK-në, është iniciativa e fundit që ka rrjedhur brenda Kuvendit, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e parakohshme të qershorit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nevoja për të është shprehur pas “pozicionit pat” të krijuar në Kuvend.
Koalicioni PAN është fitues relativ i zgjedhjeve dhe, mbi bazën e një interpretimi kushtetues, vetëm atij i takon e drejta për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
Kadri Veseli është kandidat për kryeparlamentar. Në pesë vazhdimet e seancës konstitutive që ka nisur më 3 gusht, kandidatura kurrë nuk është propozuar për t’u hedhur në votim para deputetëve, shkaku që, deri tash, PAN-i ka mundur t’i mblidhte rreth vetes vetëm 60 prej 120 deputetëve sa ka Kuvendi. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
PAN-i nuk e ka të sigurt zgjedhjen e kryeparlamentarit
-
PAN-i flet për “kthesë vendimtare” këtë javë
-
Krejt çfarë ndodhi sot gjatë seancës së gjashtë konstitutive të Kuvendit
-
PAN-i pa marrëveshje, kërkon “Qeveri gjithëpërfshirëse”
-
VV: PAN-i insiston për Veselin, seanca konstitutive mund të dështojë sërish