Koalicioni PAN nuk mori pjesë në vazhdimin e seancës, por ata iu përgjigjën pozitivisht ftesës për takim konsultativ mes të gjitha partive në një nga sallat e Kuvendit.
Në këtë takim, morën pjesë Enver Hoxhaj nga PDK-ja, Pal Lekaj nga AAK-ja e Bilall Sherifi nga Nisma.
Nga Vetëvendosje ishte Glauk Konjufca kurse LAA-në e përfaqësonte Avdullah Hoti.
Prapa dyerve të mbyllura PAN-i i ka kërkuar Vetëvendosjes e LAA-së që në këmbim të tërheqjes së Kadri Veselit nga pozita e kryeparlamentarit, ata ta votojnë Qeverinë Haradinaj, e këtë kanë kërkuar që të ndodhë në pako.
Kjo u kundërshtua fuqishëm nga VV-ja e LAA-ja. Për të diskutuar kanë kërkuar edhe një takim tjetër, e i cili do të ndodhë të mërkurën e javës që vjen, por Vetëvendosje do ta bojkotojë atë.
KTV-ja merr vesh se tashmë vazhdimi i seancës është thirrur për të enjten e javës që vjen dhe ftesa i është dorëzuar sekretarisë së Kuvendit.
-
PAN-i në takimin konsultativ
-
PAN-i kërcënon me bojkotim të çdo seance që thirret pa pajtimin e të gjitha partive
-
PAN-i merr pjesë në takimin konsultativ - LAA do t’i drejtohet Kushtetueses nëse ata s’shkojnë në seancë
-
VV e LAA nuk pranojnë kushtin e Veselit në mënyrë që ai të tërhiqet
-
VV e LAA ftojnë PAN-in të mos e kandidojë Veselin për kryeparlamentar