Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, janë pritur sot në takim në Ambasadën e Italisë nga ambasadori, Piero Cristoforo Sardi, dhe zyrtarja për media, Arjeta Halitaj.
Përme faqes zyrtare Vetëvendosje bën të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin.
Ndër të tjera, Kurti shprehu gjithashtu edhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me procesin e dialogut duke theksuar nevojën për një raport dhe vlerësim mbi 33 marrëveshjet e arritura deri më sot me Serbinë, pasi, siç tha ai, “nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte”.
“Ai më tej shpjegoi nevojën për një platformë me parime dhe objektiva të qarta për Kosovën, platformë e cila do mund të nxirrej përmes zhvillimit të një dialogu të brendshëm me aktorët e ndryshëm socialë, ekonomikë dhe politikë në Kosovë. Për më shumë, u theksua fakti që dialogu me Serbinë nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje sqaruan se si zgjedhjet janë zgjidhja që do të mundësonte tejkalimin e krizës institucionale të krijuar në Kosovë dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e vendit.
-
Kurti në takim lamtumirës me Sardin, flasin për sfidat e koalicionit VV-LDK
-
Kryetari i LVV-së takoi ministrin e Mbrojtjes të Italisë, e njoftoi për prioritetet e qeverisë në ardhje
- Dialogu dhe roli i presidentit, temë e takimit të radhës Kurti – Mustafa
-
Kurti – ambasadorit italian: Do ta zvogëlojmë pushtetin për ta forcuar shtetin
-
VV dhe Ambasadori i Francës pajtohen për zgjedhje të pastra