Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e Kryesisë, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla, u pritën nga ministri i Mbrojtjes së Italisë, Lorenzo Guerini dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Ndërsa Guerini e uroi LVV-në për rezultatin dhe fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, Kurti e njoftoi atë mbi prioritetet e Qeverisë në ardhje për ndërtimin e një shteti të së drejtës, të barabartë, në mirëqenie e të qëndrueshëm financiarisht.
"Shprehëm falënderimin dhe mirënjohjen tonë për përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën për paqe, zhvillim, demokratizim e siguri. Italia është edhe fqinji më i madh i Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi ynë do të jetë i afërt dhe i sinqertë, si bilateral ashtu edhe me BE-në dhe NATO-n. Prandaj edhe takimet tona do të jenë sa më të shpeshta e sa më konstruktive", thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.
-
Kurti në Romë, flet për programin qeverisës
-
Kurti në takim lamtumirës me Sardin, flasin për sfidat e koalicionit VV-LDK
-
Kurti – ambasadorit italian: Do ta zvogëlojmë pushtetin për ta forcuar shtetin
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së