Sot, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, në këtë takim u fol për rëndësinë e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve, Kosovës e Italisë, për përvojat e Italisë në forcimin e saj ligjor e demokratik dhe ndihmën e mbështetjen që mund ta japë ky vend për shtetndërtimin e Kosovës.
“Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale në Kosovë, me theks te arritjet dhe sfidat drejt koalicionit qeverisës midis LVV dhe LDK”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
VV në njoftim thotë se Kurti falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e tjera të tij.
“Me ambasadorin e ardhshëm, urojmë që të vazhdojë puna dhe takimet e përbashkëta me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore”, përfundon njoftimi.
-
Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin italian
-
Mustafa në takim lamtumirës me ambasadorin italian
-
Kryetari i LVV-së takoi ministrin e Mbrojtjes të Italisë, e njoftoi për prioritetet e qeverisë në ardhje
-
Kurti – ambasadorit italian: Do ta zvogëlojmë pushtetin për ta forcuar shtetin
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së