Banorët e Vushtrrisë prej së enjtes do të marrin informacionet në kohë reale rreth pandemisë dhe gjendjes së lidhur me të në komunën e tyre. Kryetari Xhafer Tahiri e ka bërë lansimin e platoformës që përfshin publikimin e të gjitha të dhënave dhe masave që kanë të bëjnë në parandalimin e këtij virusi.
Xhafer Tahiri në një konferencë për medie dha detaje për këtë platormë online.
“Kemi zhvilluar platformën ‘Vushtrri Live’ ku në kohë reale paraqiten të dhënat në përhapjen e koronavirusit në qytetin e Vushtrrisë. Do të paraqiten edhe të dhëna tjera lidhur me masat që shtabi komunal do të ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e tij. Kjo ueb faqe do të jetë në dispozicion të qytetarëve, në funksion të informimit të tyre më të mirë për koronavirusin në qytetin tonë”, ka thënë ai.
Kryetari Tahiri ka shtuar se deri më tani, komuna e tij e ka menaxhuar mirë situatën me pandeminë. Ka shtuar se sot, në IKShPK janë dërguar dhjetë mostra nga Vushtrria.
“Në qytetin tonë deri më tani kemi pasur sukses dhe jam i lumtur me solidaritetin ndër-institucional dhe qytetarët, për të përballuar virusin. Kemi arritur të kemi në kontroll vatrën që ishte në fshatin Studime”, ka thënë ai. Po ashtu e konsiderojmë shumë sukses faktin që pacienti i pestë i shëruar nuk ka infektuar asnjë nga kontaktin e veta me covid. Kjo si rezultat i disipilinës së tyre”, tha ai/ ksp.
-
Tahiri i LDK-së: Për 3 muaj, të gjithë fshatrat në Vushtrri do të kenë ujë
-
Tahiri: Brenda mandatit, të gjitha shkollat e Vushtrrisë do të ofrojnë mësim tërëditor
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri
-
Kurti: Vushtrria do të jetë komunë që e mbron familjen dhe dinjitetin shoqëror
-
Sonte në “Interaktiv”, kandidati i VV-së për kryetar të Vushtrrisë