Shefi i misionit të diplomacisë franceze në Prishtinë, ambasadorin,Didier Chabert, ka qëndruar sot në Vushtrri, ku është pritur nga kryetari i komunës, Xhafer Tahiri.
Sipas njoftimit për media, ata biseduan për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes franceze për projekte të përbashkëta në Vushtrri.
Me ambasadorin e Republikës së Francës, kryetari Xhafer Tahiri ka biseduar për hapjen në Vushtrri të një qendre kulturore të gjuhës dhe letërsisë franceze. Po ashtu kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së franceze për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në përpunimin e drurit.
Ambasadori Chabert, ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka shteti i tij me Komunën e Vushtrrisë tani një kohët të gjatë,si dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve, që mbështesin qytetarët e Vushtrrisë.
Gjatë qëndrimit në Vushtrri, i shoqëruar nga kryetari Tahiri, diplomati Chabert ka vizituar edhe Shkollën e mesme të ultë SHMU2 në qytetin e Vushtrrisë, në të cilën francezët kanë dhuruar një donacion librash për nxënësit.
-
Hapet Qendra e Frankofonisë në Vushtrri
-
Franca mbështet Kosovën në fushën e ekonomisë, paralajmërohen marrëveshje të reja
-
Rrënohet një pjesë e Qendrës së Kulturës në Vushtrri, arsyetohet kryetari i Komunës
-
Transparenca në Komunë në thelb të takimit të Tahirit me Brathun
-
Finlanda e komuna e Vushtrrisë me bashkëpunime në fusha të ndryshme