Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilin kanë biseduar lidhur me mundësitë e bashkëpunimit për projektet e komunës së Vushtrrisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Stjernvall e Tahiri kanë biseduar për mundësinë e binjakëzimit të Vushtrrisë me një qytet në Finlandë, pastaj rritjen e kontributit për Vushtrrinë, të diasporës vushtrriase që jeton në Finlandë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se Tahiri dhe Stjernvall kanë biseduar po ashtu lidhur me mundësitë e bashkëpunimit të bizneseve që merren me përpunimin e drurit, me të cilin Vushtrria është e njohur në Kosovë si dhe kanë biseduar për projektin e komunës së Vushtrrisë për Qendrën e inovacionit.
Ndërsa ambasadorja finlandeze, Pia Stjernvall ka shprehur interesimin për projektet e Vushtrrisë dhe për mundësitë që Finlanda të mbështesë komunën e Vushtrrisë.
-
Kurti në takim lamtumirës me Stjernvall: Finlanda i ka dhënë shumë Kosovës
-
Osmani pret ambasadoren finlandeze, kërkon dialog me parime të qarta
-
Kosova mirëpret ndihmën e Finlandës për arsimin
-
Haxhiu: Finlanda, mbështetëse për përmirësimin e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë
-
Finlanda mbështet idenë që numri i inspektorëve në Kosovë nga 60 të rritet në 400