Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për gjendjen aktuale të arsimit në vendin tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.
Ambasadorja Stjernvall e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur në realizimin e politikave në arsim.
Ministrja Bajrami ka falënderuar ambasadoren për çdo gjë që ka bërë Finlanda për Kosovën, e veçanërisht për sektorin e arsimit, ndërsa ka theksuar se është i rëndësishëm bashkëpunimi me këtë shtet, i cili tashmë ka një arsim nga më të zhvilluarit në botë.
Ministrja Bajrami tha se është e nevojshme mbështetja nga partnerët zhvillimorë, në mënyrë që të realizohen politikat e parapara në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme, e që synojnë zhvillimin e sektorit të arsimit, i cili do të përmirësonte gjendjen edhe në gjithë sektorët e tjerë.
-
Haxhiu: Finlanda, mbështetëse për përmirësimin e sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë
-
Gjermania e Austria ofrojnë mbështetje për arsimin në Kosovë
-
Finlanda e gatshme të ndihmojë zhvillimin e bujqësisë në Kosovë
-
Osmani vlerëson ambasadorin finlandez për rolin në afrimin mes dy shteteve
-
Kurti në takim lamtumirës me Stjernvall: Finlanda i ka dhënë shumë Kosovës