Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Gjermania e Austria ofrojnë mbështetje për arsimin në Kosovë

Gjermania e Austria kanë premtuar mbështetje për arsimin në Kosovë.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin në arsim dhe prioritetet që ka Qeveria e Kosovës për ta përmirësuar gjendjen në arsim.

Ambasadori Heldt ia konfirmoi asaj mbështetjen e partnerëve për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Ministrja Bajrami falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e pakursyer që i ka dhënë Kosovës në faza të ndryshme, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët zhvillimorë, mënyrë që të mos ketë ngecje apo vështirësi në implementimin e projekteve.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror në sektorin e arsimit.

Diplomati austriak me këtë rast ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për zhvillimin e arsimit, në veçanti atij të lartë, ku është e koncentruar mbështetja austriake.

Edhe Të rinjtë së pari të marrin shkollim të mirë dhe më pas të jenë në një treg të punës Arbëri Të rinjtë së pari të marrin shkollim të mirë dhe më pas të jenë në një treg të punës

Ndërsa, ministrja Bajrami ka mirëpritur gatishmërinë e shtetit austriak për të ndihmuar sektorin e arsimit në Kosovë, duke thënë se kjo është shumë e rëndësishme për realizimin e prioriteteve dhe objektivave për sigurimin e një arsimi sa më cilësor për të rinjtë kosovarë.

{gallery}