Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
“Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Osmani e ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja”, thuhet tutje.
-
Osmani: Finlanda gjithmonë krah Kosovës drejt së ardhmes euroatlanike
-
Osmani: Kosova e Finlanda janë partnere të palëkundura
-
Osmani e ambasadori turk flasin për ushtrinë e futbollin
-
Osmani takohet me Pratipattin, diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend
-
Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë