Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila fillimisht e ka uruar Ministren për detyrën e re.
Siç njofton kumtesa nga MD, gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu e ka njoftuar Ambasadoren Stjernvall me prioritetet dhe objektivat të cilat synon t’i realizon gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë.
Në këtë takim u diskutua rreth projekteve konkrete, ku ndër të tjera ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka mbështetja që mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend.
Ministrja Haxhiu ka përshëndetur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen.
{gallery}
-
Haxhiu priti në takim Hovenier, diskutuan për thellim të bashkëpunimit
-
Kosnetti i gatshëm të mbështesë MD-në në çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës
-
Kosova mirëpret mbështetjen e Francës në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës
-
Kosova mirëpret ndihmën e Finlandës për arsimin
-
Haxhiu takon Apostolovën, thotë se do të fuqizohet plan-veprimi i përbashkët për reformën në drejtësi