Prishtinë, 19 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën diskutuan për prioritetet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë në vend.
Me këtë rast, ministrja Haxhiu falënderoi ambasadoren Butel për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës në fushën e drejtësisë duke përfshirë këtu edhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.
Ajo tha se është i domosdoshëm bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe me shtetet e fuqishme sikurse Franca, në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë në sundimin e ligjit në Kosovë.
Ambasadorja Butel uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj duke vlerësuar se Franca do të vazhdojë të mbështesë Kosovë në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
-
Haxhiu priti në takim Hovenier, diskutuan për thellim të bashkëpunimit
-
MD merr mbështetje ndërkombëtare për fushën sundimin e ligjit
-
Kosnetti i gatshëm të mbështesë MD-në në çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës
-
Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën, thotë ambasadori Sakar
-
Kosova e Belgjika koordinohen për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit