Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais dhe përfaqësues të këtij misioni, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Gjatë këtij takimi, Haxhiu dhe Servais diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës në fushën e drejtësisë me theks të veçantë koordinimin e aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se Haxhiu, po ashtu e njoftoi Servaisin për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë sa i përket sundimit të ligjit duke theksuar rëndësinë e shtetit të së drejtës dhe hapat që duhet merren sa më parë.
“Servais tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”, thuhet në komunikatë.
-
Kosova mirëpret mbështetjen e Francës në fushën e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës
-
Kurti e Konjufca takojnë ndaras zëvendëskryeministrin belg
-
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës
-
Kosova dhe Belgjika diskutojnë për thellim të bashkëpunimit në drejtësi dhe siguri
-
Belgjika synon marrëveshje për burgjet me Kosovën, Osmani takon dy ministre