Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca kanë pritur ndaras në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot.
Zëvendëskryeministri belg do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo




Konjufca – homologut belg: Kosova pret marrjen e pyetësorit për anëtarësim në BE
Kosova pret marrjen e pyetësorit nga Bashkimi Evropian për anëtarësim, ka thënë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në një konferencë për media pas takimit me homologun belg Maxime Prevot.
Konjufca ka falënderuar Belgjikën për mbështetjen teksa marrëdhëniet ndërshtetërore i ka cilësuar si të shkëlqyeshme.
“Jemi mirënjohës për rolin që vendi juaj ka ruajtur për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve tona. Gjatë takimit produktiv që e patëm diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, por do ta theksoja sidomos politikën e jashtme, fushën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen për heqjen e masave ndaj Kosovës. Theksova pritjet e Kosovës sa i përket proceseve integruese. E në radhë të parë marrjen e pyetësorit nga ana e BE-së meqë po bëhen më shumë se tri vite që kjo çështje nuk po trajtohet nga ana e Brukselit”, ka thënë Konjufca.
E për takimin mes Kurtit dhe Prevotit ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Duke përmendur marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë, e nënshkruar së fundmi në margjinat e Takimeve Pranverore në Ëashington DC, kryeministri Kurti shprehu vullnetin edhe për marrëveshje të reja me Belgjikën, në sektorë të ndryshëm. Kryeministri Kurti tha se Brukseli, si kryeqytet i trefishtë, është qendër tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i yni strategjik dhe avancimi i aplikimit, nëpërmjet dhënies së statusit të shtetit kandidat, duhet të jetë hapi i radhës në këtë drejtim. Krahas kësaj, ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë, e angazhuar dhe e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, ka njoftuar Kryeministria.