Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Ian Brathu ka qëndruar sot në qytetin e Vushtrrisë ku është pritur nga kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri dhe drejtuesit tjerë të Komunës.
Sipas njoftimit për media të Komunës së Vushtrrisë, “drejtuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, norvegjezi Brathu ka vlerësuar shumë të rëndësishme transparencën e Komunës së Vushtrrisë në përgjithësi, që komuna të jetë më e hapur në punën e saj dhe t’i shërbejë sa më mirë qytetarëve të saj”.
“Në bazë të monitorimeve nga ekipet e OSBE-së, Vushtrria është ndër komunat lidere në Kosovë për sa i përket transparencës, si në fushën e publikimit të dokumenteve dhe në aspektin e buxhetimit, që është një segment shumë i rëndësishëm për një institucion të besueshëm te qytetarët. Prandaj OSBE është e interesuar të përkrah dhe ndihmojë me projekte forcimin e Komunës së Vushtrrisë dhe institucioneve të saja”, thuhet në njoftimin për media të Komunës.
Sipas njoftimit, nga ana tjetër kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, e ka informuar ambasadorin e OSBE-së për zhvillimet në Vushtrri, e me theks të veçantë në përpjekjet që po bëjnë institucionet komunale në krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe krijimit të kushteve për investitorë.
Tahiri po ashtu ka falënderuar ambasadorin Brathu, i cili edhe në të kaluarën në cilësinë e ambasadorit të Norvegjisë në Kosovë ka ofruar mbështetje të çmuar për Vushtrrinë dhe qytetarët e sajë.
Në këtë takim është folur edhe për barazinë gjinore dhe përkrahjen e grave, përfaqësimit të serbëve në institucionet lokale në Vushtrri, si dhe për shërbimet që u ofrohen qytetarëve.
-
LDK-ja rikandidon Xhafer Tahirin për kryetar të Vushtrrisë
-
Vushtrria e shpall qytetar nderi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë
-
Tahiri bizneseve në Vushtrri: Ose maskat për personelin dhe konsumatorët, ose mbyllje
-
Vushtrria me platformë online për të dhënat e përhapjes së COVID-19
-
Osmani viziton Vushtrrinë, thotë se investimi në shëndetësi është i domosdoshëm