Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka nominuar edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë, kryetarin e tanishëm të kësaj komune, Xhafer Tahirin.
Abdixhiku ka thënë përmes një statusi në Facebook, se Tahiri ka vizion të qartë se si duhet të duket Vushtrria dhe se ai ka përkrahjen e të gjitha strukturave brenda LDK-së.
“Është kënaqësi e veçantë për mua që një njeri si Xhafer Tahirin, ta nominoj edhe për një mandat në krye të Vushtrrisë. Ai i dha kahje ndryshe zhvillimit të Komunës dhe për këtë do të kërkojë aprovimin e Kryesisë. I njohur si një ndër lokalitetet antike dardane, Vushtrria, ka për nderë që një kryetar si Xhafa ta vazhdojë punën e kreut të Komunës edhe për 4 vjetët e ardhshme në të mirë të të gjithë banorëve të saj. Ai ka vizion të qartë se si duhet të duket qyteti e fshatrat e Komunës nën udhëheqjen e LDK-së, i përkrahur nga të gjitha strukturat pa dallim. Për një mandat, ka siguruar kyçje në ujë për 7000 familje vushtrriase; ka krijuar Zonën Ekonomike me plot 800 vende pune; ka dhënë shembull nacional në mbledhjen e mbeturinave; ka ndërtuar 2 qerdhe e një Qendër Mjekësie; e dhjetëra projekte infrastrukturore. Xhafa e meriton përkrahjen e secilit prej nesh sepse gjatë mandatit të parë, me punën dhe përkushtimin e tij na ka bërë të gjithëve krenarë. Xhafa +4”, ka shkruar Abdixhiku.
Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën ka zhvilluar takime me përfaqësues të partive politike, për të diskutuar për datën e këtyre zgjedhjeve. LDK-ja dhe PDK-ja kanë kërkuar që data e zgjedhjeve të jetë 31 tetori derisa partitë tjera nuk kanë specifikuar asgjë, duke kërkuar që ato të zhvillohen sa më shpejtë. Ndërkohë, presidentja Osmani ka bërë të ditur se pas këtyre konsultimeve, në ditët në vijim ajo do ta shpallë datën për mbajtjen e zgjedhjeve për komuna.
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri
-
LDK-ja në Vushtrri lidh koalicion me LVV-në, qendra e qorton
-
Abdixhiku: Çështjet e protagonizmave kohëhumbëse do t’i trajtojmë pas balotazhit
-
Tahiri arrin koalicion me LVV-në në Vushtrri, LDK-ja s'e aprovon
-
Tahiri i LDK-së: Për 3 muaj, të gjithë fshatrat në Vushtrri do të kenë ujë