Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulin: Për Kosovën bisedojmë gjithçka, përveç njohjes së pavarësisë

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se plani i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën përjashton njohjen e pavarësisë së saj, dhe këto qëndrime duhet t’i shpërfaqin të edhe të gjitha institucionet në të cilat Serbia beson fuqishëm.

“Njohja e Kosovës dhe Metohisë është e përjashtuar. Nuk ka bisedime për të. Nga marrëveshjet e Brukselit, sipas informatave të mia, ia kemi dalë që të ruajmë shtetin serb në Kosovë e Metohi”, ka thënë Vulin për “Politikën” serbe, transmeton Koha.net.

Vulin ka shtuar se Vuçiq nuk është njeri që hyn në diçka pa e menduar mirë.

“Ky nuk është sulm, nuk është hyrje në barrikadë. Është çështje shtetërore. Natyrisht se ai e ka planin e vetë”, ka thënë Vulin.

Sipas Vulinit, shteti serb e ka ruajtur popullin serb dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme në Kosovë, “ndërsa tani është koha që të shkojmë tutje”.

Edhe Vulin thotë se Serbia s’do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën as pas “presionit nga SHBA” Arbëri Vulin thotë se Serbia s’do ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën as pas “presionit nga SHBA”

Ministri serb i Brendshëm, Aleksandar Vulin, ka thënë se edhe Ushtria e Serbisë duhet ta thotë mendimin e saj.

“Ushtria nuk ka dhe nuk duhet të ketë qëndrim kur kemi të bëjmë me politike ditore, por duhet të tregojë se çfarë mendon për Kosovën e Metohinë. Të gjitha institucionet në të cilat serbët besojnë fuqishëm duhet ta paraqesin qëndrimin e tyre”, shtoi Vulin.