Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka deklaruar të enjten se anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës tripalëshe të Bosnjës kanë dëshmuar se ata duan ta shohin Serbinë “të copëtuar”, kur votuan për njohjen e Kosovës, duke e pyetur më pas presidentin e Serbisë se edhe sa kohë është i gatshëm ta mbështesë integritetin e Bosnjës.
Deklarata për shtyp, e publikuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes ka ardhur pas takimit të presidencës tripalëshe, në të cilën anëtari kroat i presidencës, Zhelko Komshiq dhe ai boshnjak, Shefik Xhaferoviq, kanë votuar për njohjen e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtari serb, Milorad Dodik, ka votuar kundër propozimit. Dodiku, që shpesh është shprehur për shkëputjen nga Bosnja të Republikës Serbe, ka argumentuar vazhdimisht se nëse Kosovës i jepet pavarësia, atëherë edhe Republika Serbe e Bosnjës do të duhej ta kishte mundësinë ta bënte një gjë të tillë. Edhe Vulin e ka thënë të njëjtën gjë të enjten.
“Nëse Kosova është e pavarur për Bosnjën, atëherë unë jam në përkrahje të pavarësisë së Republikës Serbe të Bosnjës”, shkruhet në reagimin e tij.