Ish-drejtori i shërbimit sekret serb, Aleksandar Vulin, ka thënë se entiteti i Republikës Srpska do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina dhe do t'i bashkohet Serbisë.
Në 16-vjetrin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Vulini ka thënë se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t'ua ndalojnë serbëve në Republika Srpska.
“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, ka thënë Vulin.
Vulini kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe prezantoi pikëpamjen e tij për ngjarjet e asaj kohe.
“Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vulin.
Vulini është në listën e zezë të SHBA-së, gjë që çoi në shkarkimin e tij nga pozita e drejtoi të BIA-s serbe.
-
Vulini akuzon Perëndimin për destabilizim të Serbisë, pas takimit me kryespiunin rus
-
Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
Vulini e siguron Putinin për “aleancën” e Serbisë, i ankohet për Kosovën
-
Vulini-Putinit: Serbia me Vuçiqin kurrë s’do t’i vendosë sanksione Rusisë
-
Qeveria për deklaratën e Vulinit: Dëshmi e lidhjeve të Serbisë me Rusinë e Kinën