Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës

Aleksandar Vulin

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë që Serbia është në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian, por kjo “duhet të ndryshojë” nëse i kërkohet njohja e Kosovës.

“Nëse përballemi gjatë rrugës me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, obligimin për të pranuar martesat e gjinisë së njëjtë apo përfshirjen në konfliktin me Rusinë dhe Kinën, ne nuk duhet të shkojmë në atë rrugë”, ka thënë ai për “Vecernje Novosti”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se deri atëherë duhet që Serbia të vazhdojë “forcimin”.

I pyetur nëse blerja e aeroplanëve “Rafale” nga Franca tregon kthesë kah Perëndimi për Serbinë, Vulini ka deklaruar se ky nuk ka qenë vendim politik, por “pragmatik”. 

Ai ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk e ka pyetur për “Rafalet”, por “ka përmendur shkëmbimet tregtare, marrëveshjen e gazit dhe përkrahjen e Rusisë ndaj çdo pengese të Serbisë”.