Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbisë po i bëhet “shantazh i çmendur” për ta njohur Kosovën.
Vulin ka thënë se gjykuar nga kjo, duket se Bashkimi Evropian nuk e do Serbinë si anëtare.
“Duke gjykuar nga shantazhet e çmendura që po na bëhen për ta njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republika Sërpskan dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, duket se ata nuk na duan. Sa më parë që ta pranojmë se nuk na duan dhe se nuk e kemi vendin aty, aq më mirë do të jetë”, tha Vulin në një intervistë për “Veçernje Novosti”.
Ndërkohë të dielën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video në Instagram dhe në të ka shkruar se synimi i Serbisë është anëtarësimi në Bashkim Evropian.
“Ka qenë java e cila ka konfirmuar edhe një herë se anëtarësimi i Serbisë në BE është angazhimi ynë strategjik dhe se po punojmë në atë rrugë me synimin për një jetë më të mirë për qytetarët e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq.
-
Serbia kërcënon me braktisje të procesit të anëtarësimit në BE
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vulin: S’duhet të hyjmë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
-
BE: Vizita e Vulinit në Rusi, në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim