Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se vendi i tij nuk do të bëjë asgjë në dëm të interesave të veta jetike kombëtare dhe se nuk ka presione për njohjen e Kosovës.
Duke komentuar shkrimin e gazetës “Veçernje Novosti”, se SHBA ka përgatitur një “pako speciale për Kosovën” në katër pika, të cilat javëve të ardhshme mund t’i prezantohen së pari presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Vulin u shpreh se të gjithë mund të thonë çfarë të duan dhe të spekulojnë, por se shteti i Serbisë nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj.
Sipas tij, “marrëveshja e Brukselit në mënyrën se si është negociuar nga Vuçiq ndihmon që Serbia të mbetet në territorin e Kosovës dhe për këtë ajo edhe sabotohet”.
“Kjo nuk është hera e parë që i bëjnë presion Qeverisë së Serbisë dhe në vend të parë presidentit të Republikës së Aleksandar Vuçiq, por ai është një njeri që përballet shkëlqyeshëm me presionin dhe e di se si të përballet me dëshirat e fuqive të mëdha që të na vënë aty ku ata mendojnë se duhet, dhe të mos pyesin qytetarët e Serbisë dhe vendin tonë për atë që mendojnë”, ka thënë Vulin në Srebrenicë.
Ai gjithashtu ka thënë se Asociacioni i komunave serbe tashmë është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit dhe se të gjitha çështjet e mundshme të reja mund të trajtohen në negociatat e reja, por nuk mund të kthehen prapa vazhdimisht dhe nuk mund të ketë lëshime për diçka që është marrë tashmë./ksp
-
Për Vulinin kompromisi me Kosovën është i vështirë e i largët
-
“Vizita e Vuçiqit dëshmi se Serbia s’do ta lëshojë Kosovën”
-
Ministri serb i Mbrojtjes: S’ka presion që na bën të pranojmë Ushtrinë e Kosovës
-
Vulin: Për Kosovën bisedojmë gjithçka, përveç njohjes së pavarësisë
-
Vuçiq s’e do rolin e heroit, askush nuk më ka thirrur për Vulinin