Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri serb i Mbrojtjes: S’ka presion që na bën të pranojmë Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka komentuar deklaratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Prishtina deri kah fundi i këtij viti do të formojë ushtrinë.

Ka thënë se Rezoluta e KS të OKB-së 1244 është e qartë dhe porositi se nuk do të ketë presion politik për shkak të të cilës Serbia do të pranojë formimin e kësaj ushtrie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi dhe presion politik për shkak të të cilit do të pranojmë që të krijohet një forcë e armatosur, e cila do të jetë nën komandën e huaj, forcë e cila do të kërcënojë edhe vetë Serbinë qendrore dhe serbët në hapësirën e Kosovës”, ka thënë ai.