Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot e “ashtuquajtura Ushtri e Kosovës është një ushtri që po krijohet për të kërcënuar Serbinë”.
“Përderisa të jetë në fuqi Rezoluta 1244, në Kosovë nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. Ushtria e Kosovës ku nuk ka serbë dhe kundër të cilës janë serbët dhe Serbia, është një ushtri e krijuar për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, tha Vulin, përcjell Ksp.
Kuvendi i Kosovës sot miratoi tre propozimet për transformimin e FSK-së në ushtri, ndërkohë që deputetët e Listës Serbe bojkotuan seancën.
Artikuj të ngjashëm
-
Vulin: Kosova nuk mund të ketë Ushtri
-
Vulin vazhdon ankimin kundër themelimit të Ushtrisë e Kosovës
-
Vulin Ushtrinë e Kosovës e quan kërcënim për rajonin, ambasadori gjerman pret që tensionet të kalojnë shpejt
-
Në Serbi thonë se qëllimi i vetëm i formimit të ushtrisë nga Kosova, është konflikti me të
-
Lista Serbe nuk mbështet formimin e Ushtrisë në Kosovë