Ministri i Mbrotjtjes i Serbisë Aleksandar Vulin e ka pritur me shumë shqetësim deklaratën e djeshme të zyrtarit të lartë të SHBA-së Wess Mitchell në Prishtinë se në Kosovë askush nuk mund të vërë veto ndaj formimit Ushtrisë së saj, transmeton Koha.net.
Ai thotë se në Kosovë mund të ekzistojë vetëm një forcë e armatosur, ajo forcë është KFOR-i dhe për Serbinë vetëm kjo forcë është e pranueshme .
Vulin, siç përcjell tanjug, ka thënë se Rezoluta 1244 është shumë e qartë lidhur me këtë çështje
"Në Kosovë mund të ekzistojë vetëm një forcë e armatosur, ajo është KFOR-i. Derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos e ndryshojë vendimin, ashtu edhe do të mbetet dhe për Serbinë ajo forcë e pranueshme”, ka thënë Vulin duke shtuar se “ai formacion ushtarak i Kosovës do të jetë kërcënim për paqen e stabilitetin në gjithë rajonin”.
-
Vulin: Në Kosovë s’mund të ketë ushtri, sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244
-
Vulin: Nuk mund të ketë asnjë forcë të armatosur në Kosovë përveç KFOR-it
-
Vulin: Kosova s’do të ketë ushtri, e vetmja forcë e armatosur mbetet KFOR-i
-
Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan
-
Sipas ministrit serb të Mbrojtjes, Kosova po armatoset nga e gjithë bota