Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Serbi thonë se qëllimi i vetëm i formimit të ushtrisë nga Kosova, është konflikti me të

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandër Vulin, ka thënë se Ushtria e Kosovës përbën një rrezik për sigurinë në rajon, dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë.

“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të sigurojnë respektimin e Rezolutës 1244 dhe të mos lejojnë formimin e Forcave të Armatosura, të cilat do t’i rrezikonin sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, mirëpo edhe të regjionit”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Ai tutje, thotë se qëllimi i vetëm i formimit të ushtrisë është konflikti me Serbinë, dhe siç është shprehur ai, “ne nuk do të lejojmë krijimin e formacioneve që Haradinaj e Veseli të arrijnë deri në Nish”.

Qeveria e Kosovës sot në një mbledhje urgjente miratoi tre projektligje që i hapin rrugë shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës.