Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vulin Ushtrinë e Kosovës e quan kërcënim për rajonin, ambasadori gjerman pret që tensionet të kalojnë shpejt

Foto: Ilustrim

Beograd, 11 dhjetor – Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, gjatë takimit të sotshëm në Beograd me ambasadorin gjerman Thomas Schieb, ia ka shfaqur atij frikën nga formimi i Ushtrisë së Kosovës. “Formimi i Ushtrisë së Kosovës për Serbinë është absolutisht i papranueshëm dhe përbën rrezik për tërë rajonin”, e citojnë mediat e Beogradit ministrin serb të Mbrojtjes t’i ketë thënë ambasadorit gjerman, transmeton Koha.net.

Nga ana tjetër, ambasadori Schieb ka shfaqur shpresën se “tensionet do të kalojnë shpejt dhe dialogu për normalizim të marrëdhënieve do të vazhdojë”.

Vulin po ashtu ka thënë se KFOR-i është i vetmi garantues i sigurisë në Kosovë, ndërsa vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe e ka quajtur “një akt tjetër arbitrar të përfaqësuesve të Prishtinës, që shkel marrëveshjet rajonale mbi tregtinë e lirë”