Nënkryetari i Listës Serbe dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Formacioni i vetëm ushtarak legal në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i, i cili në këto hapësira ka ardhur me pajtimin e Republikës së Serbisë, ka thënë Simiq.
Reagimi i zyrtarit të Listës Serbe ka ardhur pasi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kundër Ushtrisë së Kosovës rreshtohen veriu dhe Beogradi
-
Serbët në panik nga ushtria, Lista Serbe do që ajo të mos ia mësyjë veriut e Daçiqi takim në OKB
-
Deputeti Simiq tregon pse Lista serbe nuk mori pjesë në votimet për FSK-në
-
Vulin: Në Kosovë s’mund të ketë ushtri, sa të jetë në fuqi Rezoluta 1244
-
Sipas Daçiqit, formimi i Ushtrisë do të “kërcënonte stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”