Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivicia Daçiq, tha sot se Serbia është absolutisht kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Sipas tij, formimi i kësaj ushtrie “kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë”, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.
Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i Ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.
Daçiq ka shtuar: “Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”, transmeton Koha.net raportimet.
Artikuj të ngjashëm
-
Daçiqi nuk beson se KS i OKB-së do të çmilitarizojë Ushtrinë e Kosovës
-
Dorëzohet Daçiqi: E kemi të vështirë ta ndryshojmë qëndrimin e fuqive të mëdha për ushtrinë e Kosovës
-
Daçiqi kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës
-
Sipas Gjuriqit, Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan
-
Stefanoviq: Shërbimet serbe të sigurisë kanë marrë detyra të pengojnë formimin e Ushtrisë së Kosovës