Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Vulinit, as ka, as që do të ketë Ushtri të Kosovës!

As ka, as që do të ketë Ushtri të Kosovës, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Kështu i tha ai TV Pink, transmeton Koha net.

Siç u shpreh ai themelimin e ushtrisë nuk e lejon as Rezoluta 1244 e KS të OKB, por ajo s’mund të themelohet as në bazë të ligjeve, siç e quan ai, të ashtuquajturës Kosova.

“Sipas ligjeve të tyre (e ka fjalën për Kosovën dhe shqiptarët – sqarim ynë) duhet të jenë 10 për qind serbë për të pasur ushtri. Pse serbi do të shtinte mbi fqinjët e vet, sigurimi i bukës nuk mund të jetë arsye. Serbët në KeM e duan popullin e vet, vendin e vet”, i tha Vulin TV Pink.

Sipas tij politikanët shqiptarë në Prishtinë dështimet e tyre i arsyetojnë me serbët, meqë në Kosovë është niveli më i madh i papunësisë, mjerimit, korrupsionit, citohet të ketë deklaruar ai.

Në pyetjen se si komenton dërgimin nga Mali i Zi të dy oficerëve në radhët e KFOR-it në Kosovë, ministri serb i Mbrojtjes tha se “fqinjët duhet të kenë kujdes për ndjenjat e atyre që jetë pranë tyre, prandaj ka qenë e arsyeshme që Serbia për këtë hap të konsultohej”, transmeton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm