Ministri serb i Mbrojtjes Aleskandar Vulin sërish është deklaruar kundër formimit ë Ushtrisë së Kosovës.
Ai, siç njofton kumtesa nga ministria që e udhëheq, me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s gjeneralin Peter Pavel ka folur për situatën politike e të sigurisë në rajon, bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n si dhe me bashkëpunimin e Ushtrisë së Serbisë me KFOR-in, transmeton Koha.net.
"Formimi i Ushtrisë së Kosovës është i papranueshëm jo vetëm për shkak se në fuqi është Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara, por edhe për shkak se vetëm forcat e KFOR-it bëjnë garantuesin e sigurisë së qytetarëve në Kosovë dhe me këtë rast falënderoj N ATO-n me pjesëmarrjen dhe praninë e vet të përhershme atje", citon b92 të ketë thënë Vulin.
Ai ka shtuar se popullata serbe në Kosovës ka besim në KFOR dhe tek ai sheh garantuesin e vetëm të sigurisë së tij.
-
Vullin: Ushtria e Kosovës, kërcënimi më i madh për sigurinë në Ballkan
-
Vulin vazhdon ankimin kundër themelimit të Ushtrisë e Kosovës
-
Platforma e Kosovës e vë në gatishmëri Ushtrinë e Serbisë
-
Vulin takohet me zyrtarin e lartë të NATO-s, i ankohet për Ushtrinë e Kosovës
-
Vulin komandantit të KFOR-it: “Ushtria e Kosovës e papranueshme për Serbinë”