Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi pritet të hyjë në Kosovë rreth orës 14:30

Një kilometër nga pika kufitare Bërnjakut në komunën e Zubin Potokut, policia po i ridrejton të gjitha automjetet në një drejtim tjetër.

Kështu që kalimi drejt vendkalimit kufitar është i pamundur, transmetojnë mediat serbe.

Zubin Potoku është pika e parë e vizitës së presidentit Aleksandar Vuçiq në Kosovë, ku pritet të vijë rreth orës 14.30.