Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nesër dhe pasnesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Vuçiqi do të vijë në Kosovë në orën 14:00 përmes pikës kufitare në Bernjak, ku nga aty do të vazhdojë në Zubin Potok, merr vesh KosovaPress.
Në orën 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,
Në orën 15:40 në Leshak,
Në orën 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,
Edhe
Begaj sot e nesër në vizitë Kosovë
Në orën 17:45 do të qëndrojë në sallën e sporteve në Leposaviq,
Në orën 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,
Në orën 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,
Në orën 09:15 do të vizitojë fshatin Banjë,
Edhe
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
Në orën 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe
Në orën 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.