Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë sot Kosovën, mëson KOHA.
Mësohet se ai ka bërë kërkesë që të jetë në Kosovë sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, shefin e mëparshëm të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqin, si dhe shefin aktual të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas burimeve kërkesa është bërë dje, si dhe është kërkuar që ekipi i Vuçiqit të jetë në Kosovë të premten mbrëma që të përgatitet terreni.
Mirëpo, kërkesa e tij pritet që të refuzohet shkaku i deklarimeve kërcënuese të Vuçiqit ndaj Kosovës ditëve të fundit.
-
Petkoviqi thotë se iu refuzua kërkesa për vizitë në Kosovë
-
Vuçiqi paralajmëroi vizitë në Kosovë
-
Vuçiqi anulon vizitat e tij “për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”
-
Serbia zyrtarisht do ta kërkojë kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë
-
Vuçiq: Serbia të enjten dërgon kërkesë për vendosjen e trupave në Kosovë