Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiqi anulon vizitat e tij “për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka anuluar një prej vizitave të tij që kishte planifikuar t’i zhvillonte të premten, pasi siç ka thënë ai, “për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”.

Në komunikatën e Presidencës thuhej se Vuçiqi gjatë ditës do të zhvillonte disa takime “me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm në përpjekje për të stabilizuar situatën për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë”.

Por, ai ka anuluar vizitën duke thënë se do të shkojë vetëm në mbledhjen e paracaktuar në orën 18:00 ku pritet t’i drejtohet qytetarëve.

Në Komunën e Mitrovicës së Veriut të premten u betuar kryetari i ri, Erden Atiq.